Kalo te përmbajtja
Gjinoci Bashkë

Aktiv

Pastrimi i varrezave dhe rregullimi i rrugëve

Me kërkesë të banorëve, këshilli i fshatit nisi pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe të disa rrugëve brenda Gjinocit.

Përshkrimi

Me kërkesë të banorëve të fshatit, këshilli nisi iniciativën për pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe të disa rrugëve tjera brenda fshatit Gjinoc.

Pas takimit të mbajtur me përfaqësues të lagjeve, u vendos që gjatë këtij muaji të bëhet pastrimi i përgjithshëm i varrezave. Për këtë punë janë angazhuar disa grupe pastrimi.

Kontributi

Këshilli caktoi shumën orientuese 20–100 euro për kontribut, dhe secili kontribuon sipas mundësive. Grumbullimi i mjeteve financiare zhvillohet deri më 20 shtator.

Transparenca

I gjithë procesi i mbledhjes dhe i shpenzimit të mjeteve është transparent. Çdo e hyrë dhe çdo shpenzim publikohet në këtë faqe.

Shpenzimet e aprovuara

Ende nuk ka shpenzime të aprovuara për këtë projekt.

Kontributet

Kontributet shfaqen sipas zgjedhjes së privatësisë së çdo kontribuuesi. Totali më lart përfshin edhe ato që nuk publikohen individualisht.